Njihuni me Engjo, talentin e ri shqiptar nga Zvcira që po bën bujë me këngët e tij (VIDEO)

I ri në moshë por me shumë talent, është ky këngëtari i ri Engjell Gerxhaliu me emrin artistik Engjo i cili vetëm pak kohë më parë ka publikuar projektin e tij të parë, shkruan InfoShqip.com

Projekti i fundit muzikor i Engjo titullohet ‘C’est la vie’ i cili edhe pse projekti i tij i parë me videoklip ka kaluar shifrën e 100 mijë shikimeve në kanalin e Engjos në YouTube.

Videoklipin e këngës së tij të parë e ka bërë A Films.

Ai ka vetëm 16 vjet dhe është lindur në Bern të Zvicrës, por prindërit e tij vijnë nga Vushtria e Kosovës.

Ai hobi ka modelizmin, vallëzimin, fitnessin, futbollin por ajo që i flen në zemër më shumë është muzika.

Ai poashtu është lojtar i FC Bern që nga mosha 12 vjeçare, por Engjo momentalisht shkon dhe në shkollë të muzikës.

Projekti muzikor ‘Cest la vie’ nuk do jetë i fundit nga Engjo pasi shpejt do sjellë edhe projekte tjera.

Engjo cilësohet si një ndër artistët e rinj më të pashëm, më me stil e plot sharm, por ajo që e formëson është talenti që ai posedon./InfoShqip.com

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu