Njihuni me gruan nga SHBA, mediat e akuzojnë se solli koronavirusin në Kinë

Maatje Benassi, nga SHBA, është duke u përballur me akuzat të rënda ku thuhet se ishte ajo që e solli koronavirusin në Kinë…

Maatje Benassi, një rezerviste e ushtrisë amerikane dhe nënë e dy fëmijëve, është bërë shënjestra e teoricientëve, të cilët e cilësojnë gabimisht atë si burimin e pandemisë së koronavirusit, duke aluduar se ajo e solli sëmundjen në Kinë! Pretendimet e rreme, sipas CNN, po përhapen në YouTube çdo ditë, duke kapur qindra pamje, të cilat janë marrë si të mirëqena nga mediat e Partisë Komuniste Kineze. Pavarësisht faktit, se Benassi dhe partneri i saj nuk janë infektuar kurrë me koronavirus, ato gjithmonë janë kthyer në objekt diskutimi në mediat sociale kineze.

Çifti shprehet se pretendimet e kanë kthyer jetën e tyre me kokë poshtë, pasi adresa e tyre e shtëpisë është e postuar në internet dhe para se të mbyllnin llogaritë në rrjete sociale, kutitë e tyre të mesazheve ishin tejmbushur nga mesazhe të besimtarëve të komplotit.

“Është si të zgjohesh nga një ëndërr e keqe, të shikosh të njëjtin makth ditë pas dite” u shpreh Maatje Benassi, për CNN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu