Njihuni me pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2023

Lista e Henley & Partner është një nga indekset e krijuara nga firmat financiare për të renditur pasaportat globale sipas aksesit që ato ofrojnë për qytetarët e tyre. Indeksi i pasaportave Henley rendit 199 pasaporta sipas numrit të destinacioneve që zotëruesit e tyre mund të kenë akses pa vizë paraprake. Ai përditësohet në kohë reale gjatë gjithë vitit, kur ndryshimet e politikës së vizave hyjnë në fuqi.

Indeksi i pasaportave të Arton Capital merr në konsideratë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë territoreve si ROC Tajvan, Macau (SAR Kinë), Hong Kong (SAR Kinë), Kosovë, Territor Palestinez dhe Vatikani. Territoret e aneksuara me vendet e tjera janë të përjashtuara.

Ai gjithashtu përditësohet në kohë reale gjatë gjithë vitit, por të dhënat e tij mblidhen nga monitorimi i afërt i portaleve të qeverive individuale. Është një mjet “për njerëzit që udhëtojnë, për të ofruar informacion të saktë dhe të thjeshtë për nevojat e tyre të udhëtimit”, tha themeluesi i Arton Capital Armand Arton për CNN.

Renditja Globale e Pasaportave 2023 i vendos Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin e parë, me një rezultat pa viza/viza në mbërritje prej 181 vende. Sa i përket vendit të dytë, atë e mbajnë 11 vende, shumica e të cilave janë në Evropë si Gjermania, Suedia, Finlanda, Luksemburgu, Spanja, Franca, Italia, Holanda, Austria, Zvicra dhe Koreja e Jugut. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe janë në numrin 3, së bashku me Danimarkën, Belgjikën, Portugalinë, Norvegjinë, Poloninë, Irlandën dhe Zelandën e Re.

Pasaportat më të mira për të mbajtur në vitin 2023, sipas Indeksit të Pasaportave Henley

1. Japoni (193 destinacione)

2. Singapor, Koreja e Jugut (192 destinacione)

3. Gjermani, Spanjë (190 destinacione)

4. Finlandë, Itali, Luksemburg (189 destinacione)

5. Austri, Danimarkë, Holandë, Suedi (188 destinacione)

6. Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëria e Bashkuar (187 destinacione)

7. Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Republika Çeke (186 destinacione)

8. Australi, Kanada, Greqi, Maltë (185 destinacione)

9. Hungari, Poloni (184 destinacione)

10. Lituani, Sllovaki (183 destinacione)

Pasaportat më të këqija për të mbajtur në 2023, sipas Indeksit të Pasaportave Henley.

102. Koreja e Veriut (40 destinacione)

103. Nepal, territori palestinez (38 destinacione)

104. Somali (35 destinacione)

105. Jemeni (34 destinacione)

106. Pakistan (32 destinacione)

107. Siri (30 destinacione)

108. Irak (29 destinacione)

109. Afganistan (27 destinacione)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu