Njihuni me shqiptarin kandidat për deputet edhe për një mandat në parlamentin e Cyrihut

Sonte në “Frontal” në T7 ka qenë i ftuar shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Përparim Avdili, i cili është kandidat për deputet edhe për një mandat në parlamentin e Cyrihut.

Ai ka thënë se ka studiuar drejtimin Banka dhe Financa, ndërsa po rikandidon për mandatin e dytë në Parlamentin e Cyrihut. Teksa shton se me politikë merret nga mosha 19-20 vjeç

“Me profesior bankier, në vitin 2018 arrita me u zgjedh në Kuvendin e qytetit të Cyrihut, tash po më përfundon mandati i parë. Po rikandidoj për mandatin e dytë. Kam qenë shqiptari i parë që jam zgjedhur, tani është shtu edhe një person tjetër që është në listë, ai është nga një parti tjetër”, u shpreh Avdili, transmeton Express.

Ai tha se në këto zgjedhje rikandidon me “programin me idetë liberale”, duke shtuar se zgjedhjet mbahen më 13 shkurt. Ai u shpreh se fushata elektorale bëhet në mënyrë klasike, sikur në Kosovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu