Nord Stream 1: Pavarësisht kundërshtimeve të Ukrainës, Kanadaja i kthen Gjermanisë tubin e riparuar

Kanadaja ka njoftuar se do t’i kthejë Gjermanisë një turbinë të riparuar të tubacionit rus Nord Stream 1, i cili është burimi kryesor i furnizimit me gaz në Gjermani.

Lajmi vjen ndërsa gazsjellësi përgatitet t’i nënshtrohet mirëmbajtjes nga 11 deri më 21 korrik. Edhe pse mirëmbajtja është nominalisht rutinë, tensioni me Rusinë dhe statusi i sanksioneve në vendet aleate si Kanadaja i kanë shtyrë liderët gjermanë të shqyrtojnë mundësinë e një mbylljeje më të gjatë.

Riparimet vijnë në mes të sanksioneve kanadeze kundër Rusisë që shtrihen “në transportin tokësor dhe tubacionin dhe prodhimin e metaleve dhe të transportit, kompjuterave, pajisjeve elektronike dhe elektrike, si dhe të makinerive”.

Ukraina i kishte kërkuar Kanadasë që të mos kthente pjesën e riparuar, duke thënë se kjo do të minonte sanksionet kundër Rusisë.

Alexandra Chyczij, presidentja kombëtare e Kongresit Kanadez të Ukrainës, tha se do të “vendoste një precedent të rrezikshëm që do të çonte në dobësimin e regjimit të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë”.

Sergiy Makogon, shefi ekzekutiv i sistemit të transmetimit të gazit të Ukrainës OGTSU theksoi se turbina duhet të kthehet në Ukrainë dhe jo në Gjermani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu