Norvegjia ndihmon qytetarët me faturat e larta të energjisë elektrike

Qeveria norvegjeze dëshiron të lehtësojë barrën e qytetarëve për rritjen e faturave të energjisë elektrike. Familjet do të marrin ndihmë nga qeveria për fatura jashtëzakonisht të mëdha duke u paguar gjysmën e asaj që tejkalon pragun prej 7.8 cent për kilovat.

Masa do të hyjë në fuqi në dhjetor 2021 dhe do të zgjasë deri në mars, “Gjendja e jashtëzakonshme kërkon një masë emergjente”, tha kryeministri Jonas Gahr Store në një konferencë shtypi në Oslo të shtunën.

Sipas qeverisë, 560 milionë dollarë do të ndahen për të ndihmuar qytetarët.

Çmimet e energjisë elektrike janë rritur ndjeshëm në të gjithë Evropën muajt e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu