Norvegjia porosit predha për një çerek miliardë euro

Norvegjia, një vend anëtar i NATO-s që kufizohet me Rusinë. ka porositur furnizime të reja me municion. Fjala është për predha artilerie prej 2.6 miliardë korona (243 milionë euro), njoftoi qeveria atje.

Ministria e Mbrojtjes e Norvegjisë ka arritur një marrëveshje me prodhuesin kombëtar të municioneve Namo, e cila falë kësaj kontrate të madhe do të jetë në gjendje të rrisë kapacitetin e saj prodhues, raporton agjencia AFP.

“Ka një situatë të re gjeopolitike. Ka një luftë në Evropë dhe niveli i gatishmërisë është ngritur”, u tha gazetarëve ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram.

Nevojat e Ukrainës

Sipas tij, një situatë e tillë krijon nevojën që Norvegjia të ketë më shumë pajisje ushtarake, duke përfshirë municion.

Ministri norvegjez i Mbrojtjes tha se edhe vendet e tjera duhet të rrisin stoqet e tyre sepse edhe Ukraina ka nevojë të madhe për pajisje ushtarake.

Norvegjia, e cila ndan një kufi 98 kilometra me Rusinë, i ka ofruar në mënyrë të përsëritur Ukrainës pajisje ushtarake, duke përfshirë artileri dhe municione, për t’u mbrojtur kundër një pushtimi rus. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu