Novak: Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë për liberalizimin e vizave dhe integrimin euro-atlantik

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se shteti i Kosovës mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë për proceset integruese euro-atlantike si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Novak tha më tej se për stabilitetin dhe paqen në kontinent nevojitet dhe duhet paqe edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se KFOR-i kontribuon në këtë drejtim.

Për stabilitetin dhe paqen në kontinent na duhet edhe paqja në këtë rajon dhe misioni i KFOR-it kontribuon në këtë drejtim dhe shpresoj që sa më shpejt edhe procesi i anëtarësimit në BE ta shërbej këtë qëllim”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Presidentja e Hungarisë më tej shtoi se Hungaria mbështet integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, rrjedhimisht edhe të Kosovës.

Novak ka shprehur mbështetjen e shtetit të saj edhe për liberalizimin e vizave.

“Sa i përket liberalizimit të vizave jemi në favor të heqjes së vizave që nga dita e parë dhe duam të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur. Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë që të merr liberalizmin e vizave sa më shpejtë”, tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu