Nuhiu kërkon tërheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm

Agim Nuhiu njofton se Ministria për Punë të Brendshme nuk ka kryer punën si duhet dhe për këtë duhet të mbahet përgjegjësi. Unë si ministër kam insistuar që të formohet shtab operativ dhe në të ishin të kyçur persona nga të gjitha fushat e MPB-së. Për udhëheqës i shtabit ishte zgjedhur Mitko Çavkov. Mbrëmë nga momenti i eskalimit të situatës deri në ora 22 udhëheqësi i shtabit operativ, Mitko Çavkov nuk ishte i kapshëm për mua edhe pse e kërkova edhe përmes telefonit por edhe në shtabin operativ. Dua të potencoj se për fat të keq shihet qartë se në strukturat e MPB-së ndikimi politik ka rol të madhe që është për çdo dënim.

Një pjesë e të punësuarve në MPB, në vend  që të respektojnë ligjet dhe ti kryejnë detyrat e tyre, kanë vepruar nën urdhrat e qendrave politike diçka që kërkon dënim dhe sanksione. Kontrolli i brendshëm pran MPB-së do të kërkoj përgjegjësi ndaj të gjithëve atyre që nuk kanë vepruar në bazë të kompetencave përfshi edhe anëtarët dhe udhëheqësit e shtabit operativ. MPB-ja është institucion që duhet ta garantoj rendin publik dhe jo të jetë institucion nën ndikimin e  strukturave politike. Duhet të potencoj se një pjesë e madhe e të punësuarve në MPB janë profesionistë dhe duhet t’ju falënderohem sepse me ndihmën e tyre situata u vu nën kontroll.

Apelojmë deri tek Prokuroria Publike që në mënyrë aktive të kyçet dhe sa më shpejtë t’i zbardhi këto ngjarje.

Dua të potencoj se jam i dëshpëruar se një pjesë e protestuesve nuk e lejuan ndihmën e parë që të hyj në Kuvend dhe t’ju ofroj ndihmë të lënduarve, kjo është jo-njerëzore.

Ndjej përgjegjësi morale, për këtë periudhë katër mujore aq sa jam në krye të MPB-së nuk arrita ta mënjanoj politikën nga struktura udhëheqëse në MPB. Për këtë arsye do të kërkoj tërheqjen time nga posti i Ministrit të Brendshëm


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu