Nuk bindet Irani, kërkon të kthejë prapë programin bërthamor

Irani po bëhet gati të rifillojë sërish planin bërthamor.

Sipas kreut të agjensisë atomike, në vend është ndërtuar një fabrikë që mund të prodhojë deri në 60 centrifuga në ditë.

Kreu suprem, Ayatollah Ali Khamenei, kishte deklaruar një muaj më parë se nëse marrëveshja me fuqitë botërore do të binte, do të rriste sërish kapacitetin e uraniumit.

Kujtojmë se Irani nënshkroi në 2015-ën një marrëveshje për frenimin e programit bërthamor në këmbim të sanksioneve.

Marrëveshja u firmos nga Franca, Gjermania, Kina, Britania, ndërkohë presidenti amerikan, Donald Trump, hoqi dorë nga kjo marrëveshje.

Ndërkohë qeveria iraniane ka theksuar edhe më parë se programi bërthamor do të përdoret vetëm për projekte paqësore. /CNA.al

FacebookTwitterWhatsAppFacebook MessengerViberGoogle+Share


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu