Me syze dhe me disa kilogramë më shumë, ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës ishte sot personi përgjegjës për të mos lejuar asnjë incident gjatë protestës së opozitës në Tiranë.
Albeu.com raporton se ish-kryepolici i fortë i Bashës kur ishte kryetar bashkie, ka ndërhyrë disa herë kur protestues të ndryshëm shanin apo provokonin policinë duke treguar se kryedemokrati nuk ishte i interesuar për trazira sot.
Florenc Hoxha ndërhyri edhe kur një protestues shante dhe bënte gjeste provokuese ndaj policisë, po ashtu edhe kur protestuesit demokratë filluan të dhunonin një të moshuar që kërkonte drejtësi edhe për vrasjet e 21 janarit.
Gjatë ditës së djeshme, Albeu.com shkroi se Lulzim Basha nuk ishte aspak i interesuar që sot të kishte dhunë dhe një gjë e tillë u konfirmua edhe nga reagimet e Florenc Hoxhës. /albeu










