Nuk duron dot më, Yll Limani po kërkon një vajzë për lidhje romantike dhe ky është kushti i vetëm që ka

Goca, pikë së pari Yll Limani është ‘single’ dhe së dyti, është ‘ready to mingle’. Pra, artisti po kërkon një ‘vajzë’. A ka kushte? Vetëm një: e do për seriozisht. E dimë që jemi në verë dhe kjo stinë zakonisht ka kryefjalë të kundërtën e lidhjeve serioze, por jo për Yllin.

Artisti ka shpërndarë disa foto nga pushimet e tij të fundit në Ksamil. Dhe me atë rast ka vendosur të shkëmbejë edhe disa batuta duke shkruar:

“Gjitha të mirat po veç edhe një femër për seriozisht edhe u kapëm”.

Këngëtari i njohur mund të jetë një ndër personazhet VIP, të cilët asnjëherë nuk janë përfolur në rrjet për ndonjë lidhje. Pasi siç ka thënë vet është ‘i turpshëm’ dhe nuk i pëlqen të ekspozohet shumë.

Vlen të theksohet se pak javë më parë në një intervistë artisti tregoi se ka qëndruar gjithmonë hermetik për të folur për romancat e tij ku ka zgjedhur të mos i bëjë asnjëherë publike ato. Ylli ka zbuluar së fundmi se çfarë karakteristikash duhet të ketë vajza ideale për të. Sipas këngëtarit partnerja e tij duhet të ketë një karakter të fortë pasi do ti duhet të paguajë një ‘faturë’ të lartë e cila është fama e tij dhe duhet ta përballojë.

“Normalisht që jeta personale ka qenë gjithmonë e mbrojtur hermetikisht, jam i turpshëm për të folur për këtë situatë. Edhe njerëzit janë të lidhur shumë emocionalisht me muzikën time. Po të them që jam në një lidhje dhe bëhet publike, do mendojnë njerëzit që tërë kohën po i shkruaj asaj, prandaj e kam ruajtur gjithmonë,” u shpreh ai.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu