Nuk është Elon Musk, kush është njeriu më i pasur në botë

Pronari i Twitter dhe CEO i Tesla, Elon Musk ka humbur titullin si personi më i pasur në botë. Ky titull i kalon Bernard Arnault, sipas Forbes.

Pasuria e Musk ra në 185.3 miliardë dollarë, duke lënë në vend të parë Arnault, i cili ka pasur prej 185.4 miliardë dollarësh, raporton DailyMail.

Kjo është hera e parë që nga shtatori 2021 që Musk u rrëzua nga vendi i parë në listën e miliarderëve , e cila përditësohet vazhdimisht bazuar në çmimet e aksioneve.

Kjo pason një periudhë të turbullt për Musk, i cili shiti pjesë të konsiderueshme të pronave të tij Tesla për të financuar blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh në Twitter gjashtë javë më parë. Pasuria personale e Musk është kryesisht e lidhur me aksionet e Tesla-s, e cila ka humbur 57 për qind të vlerës së saj që nga fillimi i vitit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu