Nuk është vetëm kauza për lumin, Flor Binaj rrëfen arsyen e veçantë pse e quajti vajzën Vjosa

Mes të tjerash, gjatë intervistës që dha për “Abc-ja e mëngjesit”, Flori Binaj u ndal dhe te familja e tij. Aktori shumë i dashur për publikun tha se mbështetja më e madhe ka qenë bashkëshortja Sadina. Pak kohë më parë, ata mirëpritën në jetë dhe fëmijën e tretë, vajzën që e quajtën Vjosa.

Dua ta nis me një mesazh falënderimi sepse pjesë e kësaj sakrifice, deri në vetëmohim është pjesa e padukshme, ndihma që Sadina më ka dhënë, duke u kujdesur më shumë për fëmijët, që të jap maksimumin në skenë. Për këtë jam shumë mirënjohës.

Dhe familja sepse kanë parë që është një gjë që nuk e dinte se do të vinte. Sa i përket emrave, që në fillim kemi dashur që të kemi emra shqiptarë. Se ka kaq shumë emra të bukur. Habitem me kolegë dhe miq që vendosim emra të huaj.“, tha Flori për familjen.

I pyetur se përse e quajti vajzën Vjosa, ai tha se arsyeja nuk ishte vetëm lumi. “Jo vetëm prej kauzës së lumit, por morëm vesh që Sadina ishte shtatzënë pasi kishim bërë rafting në lum dhe nuk kishte se si mos të ishte ky emër. Në 4 qershor do të jemi në Tepelenë për një koncert për Vjosën.”, tha ai duke shtuar se do të vijë dhe me një rol të Ramës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu