Nuk i dridhet qerpiku, Luana zbulon si dukej para 10 dhe 20 vitesh (FOTO)

Luana Vjollca është kthyer në një nga këngëtaret më të suksesshme, këngët e së cilës kanë arritur të thyejnë rekorde që në ditët e para të publikimit. Mesa duket, talenti i saj në muzikë është shfaqur që në moshën 7-vjeçare, kur dhe ka mbajtur mikrofonin për herë të parë. Moderatorja ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku ka zbuluar se si dukej ajo në moshën 7-vjeçare, më pas në moshën 17-vjeçare dhe një foto 27-vjeç, të gjitha këto momente të kapura në skenë.

Gjatë këtyre 10 apo 20 viteve, Luana ka pësuar ndryshime jo vetëm në pamjen e saj fizike, por edhe në karrierë, pasi suksesi i saj ka ardhur gjithmonë duke u rritur. Kujtojmë se së fundmi, moderatorja solli bashkëpunimin e saj të parë ndërkombëtar me Faydee, një këngë kjo që arriti të merrte 1 milionë klikime në vetëm 8 orë. Momentalisht ajo ka nisur pushimet me njerëzit e saj më të dashur, por me siguri nuk do të zgjasë shumë derisa ajo t’i kthehet punës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu