Nuk i përgjigjet ofertës për rinovim, Barcelona cakton çmimin për yllin e ekipit

Barcelona mesa duket ka një problem të madh për të zgjidhur dhe ai quhet Ousmane Dembele. Kontrata e francezit përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe vera është e vetmja mundësi për të shitur me një çmim të arsyeshëm francezin.

Sigurisht, opsioni kryesor është rinovimi me të dhe klubi i ka bërë një ofertë para dy javësh sulmuesit. Përgjigja e agjentëve të tij nuk ka ardhur ende dhe Laporta ka nisur lëvizjet. Klubi katalanas, interesin e ulët për rinovim të Dembele, e justifikon me dëshirën për t’u larguar.

Në verën e vitit 2022 ai ka mundësinë të ikë falas, por Barcelona nuk do e lejojë këtë. Siç bëhet me dije nga Sport.es, klubi ka caktuar çmimin prej 50-60 milionë euro për Dembele. Gjithsesi, deri në fund do tentohet rinovimi me të, pasi ka traguar cilësi të mëdha këtë sezon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu