‘Nuk jam aspak i interesuar’: Trump përjashton rinegociimin e marrëveshjes tregtare me Kinën

Presidenti amerikan Donald Trump, përjashtoi rinegociimin e marrëveshjes tregtare të nënshkruar me Kinën. “Unë nuk jam i interesuar për këtë,” u tha Trump gazetarëve kur u pyetën për raportet që Kina po kërkonte të rihapte bisedimet për marrëveshjen tregtare të nënshkruar në janar.

‘’Aspak’’, tha Trump. “Le të shohim nëse ata respektojnë marrëveshjen që ata nënshkruan.”

Uashingtoni dhe Pekini arritën një marrëveshje të pjesshme tregtare në janar.

Kohët e fundit të Premten Zëvendës Kryeministri Liu Ai, i cili kishte udhëhequr negociatat e Kinës, foli përmes telefonit me Përfaqësuesin e Tregtisë amerikane Robert Lighthizer dhe sekretarin e thesarit Steven Mnuchin dhe konfirmoi që të dy palët ranë dakord për zbatimin e fazës së parë të marrëveshjes.

Sipas marrëveshjes administrata Trump ra dakord të shtyjë çdo rritje të mëtejshme të tarifave, ndërsa Kina premtoi të rrisë me 200 miliardë dollarë gjatë dy viteve blerjet e tyre të produkteve amerikane në krahasim me nivelin e 2017-ës.

Të hënën Presidenti i SHBA Donald Trump fajësoi përsëri Kinën për përhapjen e koronavirusit dhe tha që administrata e tij po bën “hetime serioze” për atë që ndodhi atje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu