Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, siç duket, ka kaluar në radhët e VMRO-DPMNE-së.
Limani sot nuk ka marrë pjesë në mbledhjen koordinative të funksionarëve të VLEN-it në Qeveri, ndërsa në të njëjtën kohë ka qenë i pranishëm në një koktel të fundvitit të organizuar nga dega e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë.
Sipas burimeve, Limani tash e një kohë të gjatë vepron jashtë instruksioneve të koalicionit VLEN. Jozyrtarisht mësohet se VLEN i ka kërkuar kryeministrit Hristijan Mickoski që Limani të largohet nga pozita ministrore ose të llogaritet zyrtarisht si kuadër i VMRO-DPMNE-së.










