“Nuk ka vdek dhe nuk vdes kurrë shqiptari”, revoltohen qytetarët, ja çfarë ka ndodhur sot (VIDEO)

Të revoltuar ndaj shtetit shqiptar e atij francez shqiptarë të shumtë kanë shprehur sot ngushëllime për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të 23 vjeçarit Florenc Beqiraj.

Reagime të shumta ka patur në rrjetet sociale ndaj vdekjes në mënyrë tragjike të 23 vjeçarit shkodran i cili ishte larguar me shpresën për të fituar azil në Francë, por që dje është shpallur i vdekur në spitalin ku prej disa ditësh ishte në gjendje kome.

Familjarët pretendojnë se ai është mbytur me litar, ndërsa autoritetet franceze kanë nisur hetimet pas versionit të parë se ai kishte tentuar të vetëvritej.

Ndërsa sot disa të rinj nga Librazhdi kanë djegur flamurin francez duke dhënë edhe një mesazh të fortë shtetit dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu