Nuk ka vend për frikë: Nga 145 mijë raste me koronavirus në tërë botën, mbi 50 për qind e tyre janë shëruar

Në tërë botën deri më tani janë prekur 145.374 persona nga koronavirusi COVID-19, ndërsa janë shëruar më shumë se 50 % e tyre, apo saktësisht 71.694 persona.

Koronavirusi COVID-19, tani më është përhapur në tërë globin si dhe është shpallur si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Dje edhe në Kosovë janë zyrtarizuar rastet e para të njerëzve të infektuar me koronavirus. Një 22 vjeçare dhe një 77 vjeçar janë dy personat e parë që kanë dalë pozitiv me virusin i cili burimin e kishte në Kinë.

Deri më tani në tërë botën janë konfirmuar 145. 374 raste me koronavirus, ku numrin më të madh të të prekurve e ka Kina me 80.971 raste, derisa Italia është e dyta në botë me 17.660 persona të prekur nga koronavirusi.

Nga 145. 374 persona të infektuar në gjithë botën me COVID-19, 71.694 persona janë shëruar plotësisht.

Ndërkaq numri i atyre që kanë përfunduar me vdekje është 5.429 persona, ku Kina dhe Italia kanë numrin më të madh të viktimave.

KËTU mund ta shihni live gjendjen e përhapjes së koronavirusit në tërë globin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu