Nuk ka vend për panik, lirohen nga spitali 7 pacientët nga Simnica

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, tha se tetë pacientët nga Gostivari, nuk janë të infektuar nga ethet hemoragjike të cilët u hospitalizuan në Klinikën për sëmundje infektive, njofton InfoShqip.

Rezultatet e hulumtimit kanë  përfunduar  dhe nuk ka vend për panik dhe shtatë  të infektuarit nga Simnica, lëshohen në mjekim shtëpiak. Ndërkaq mbrëmë është sjellë edhe një pacient i cili do ti nënshtrohet analizave por nuk ka simptoma të ethes hemoragjike Hantaan.

I gjithë tereni është dezinfektuar dhe deratizuar. Burimi i infektimit është ndërprerë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu