“Nuk kam frikë nga arrestimi” thotë Vuçiq pas deklarimeve se do të përfundojë në burg

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se nuk ka frikë nga arrestimi, pasi, siç tha ai, nuk ka nënshkruar asgjë që ka të bëjë me paratë.

Vuçiqi ishte i ftuar mbrëmë në televizionin Pink, ku tha se nuk mund të gjendet asgjë kundër tij, raportoi agjencia Beta.

“Unë nuk nënshkruaj dhe nuk bëj asgjë që ka të bëjë me paratë, prandaj nuk mund të gjendet asgjë në këtë drejtim. Nuk e di nëse më kuptoni. Mund të pyesni nëse ai (Vuçiqi) i ka thënë diçka dikujt… Ata nuk kanë asgjë”, deklaroi ish-presidenti i Serbisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu