“Nuk kam parë kurrë dikë që gënjen aq shumë”, Ceferin “xixa” me Agnellin e Woodward

Nisja e punimeve për Superligën Europiane ka alarmuar UEFA-n dhe FIFA-n. Ceferin, presidenti i UEFA-s ka folur së fundmi për këtë kompeticion që rrezikon ekzistencën e Champions League dhe ka disa fjale për presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli dhe atë të United, Ed Woodward.

Kam parë shumë njerëz në jetën time, por kurrë një të tillë. Ed Woodward më telefonoi të enjten e kaluar dhe më tha se është i kënaqur me reformat dhe e vetmja gjë për të cilën donte të fliste ishte ndershmëria financiare.

Agnelli është ndoshta zhgënjimi më i madh nga të gjithë, nuk dua të jem shumë personal, por nuk kam parë askënd më parë që të gënjejë aq shumë herë me këmbëngulje sa ai. Fola të shtunën dhe më tha se ishin thjesht thashetheme, asgjë s’do ndodhte.

Më pas e fiku telefonin. Lakmia është aq e fortë sa vlerat humane avullojnë. Superliga ka të bëjë vetëm me paratë. UEFA mendon për zhvillimin e futbollit dhe financimin e asaj për të vilën ka nevojë që kjo lojë të mbijetojë. Këta njerëz nuk e kuptojnë këtë”, u shpreh Ceferin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu