“Nuk meritonim më shumë”, Klopp: Ia bëmë shumë të lehtë Realit, të paktën shënuam një gol

Liverpool nuk ia doli mbrëmë ndaj Real Madrid, duke u mundur me shifrat 3-1 për shkak të disa gabimeve në mbrojtje dhe dobësisë së sulmit të kuq, që e vizitoi shumë rallë portën e Courtois. Pas ndeshjes për mediet foli Klopp, që nuk dorëzohet.

Nëse kërkon të shkosh në gjysmëfinale, duhet ta fitosh të drejtën për ta bërë këtë dhe ne nuk e bëmë. E vetmja gjë e mirë që mund të them është se shënuam një gol dhe kjo është vetëm ndeshja e parë.

Nuk luajtëm aq mirë sa për t’u shkaktuar probleme atyre. Kemi shumë për të treguar në ndeshjen e dytë. Sot (dje) ia bëmë shumë të lehtë kundërshtarit. Nuk meritonim më shumë seç morëm në këtë ndeshje, por goli na jep një fije jete”, u shpreh Klopp.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu