Nuk ndalet Bearti, i revoltuar nga lëvizja e fundit e Teas, del me reagimin e papritur: Nuk e prita se më shet për 3.99 euro (FOTO)

Tea i ka surprizuar të gjithë teksa ka vendosur të rrëfejë historinë e saj të ndarjes nga Bearti në aplikacionin e ‘Përputhen’, i cili aktivizohet kundrejt një pagese. Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Beartit, i cili u shpreh i zhgënjyer që Tea e ka “shitur për 3.99 euro”.

“Nuk e prisja që më shet për 3,99 euro. Po meqenëse pate dëshirë ta bësh publike çdo histori i ka dy anë. Faji gjithmonë mbetet jetim. Tani as unë nuk dua të qëndroj i heshtur dhe do tregoj pjesën time”, – shprehej ndër të tjera Bearti mbrëmjen e djeshme duke paralajmëruar se do të publikojë versionin e tij të historisë.

Ish-konkurrenti duket tepër i revoltuar nga lëvizja e fundit e Teas dhe ka vazhduar me thumbime në rrjetet sociale.

Sot ai ka postuar shprehjen e Arjan Konomit duke dhënë kështu një mesazh.

“Njeriu nuk njhet kur dashurohet, njeriu njihet kur ndahet apo kur të ketë mosmarrëveshje”, – shprehet Arjani në mesazhin e ndarë nga Bearti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu