Në intervistën e dhënë dje për Vizion Plus, e transmetuar gjithashtu live nëpërmjet televizionit të tij në Facebook, ERTV në zyrën e kryeministrit Rama, veçanërisht në karrigen ku ai qëndron i ulur ka pasur një detaj interesant që mund ta keni vënë re të gjithë.
Ndërsa Rama fliste për negociatat me opozitën, kishte raste kur plani bëhej i madh nga kamerat dhe pikërisht aty shfaqej karrigia, sipër së cilës vërehej fanella me me nr. 5 e ish-futbollistit të Kombëtares, Lorik Cana.
Nuk dihet nëse bluza e kapitenit historik ka mbetur aty nga ndonjë aktivitet i mëparshëm apo vetë stafi i kryeministrit e ka vendosur për ndonjë arsye që ende nuk është zbuluar, por mund të thuhet se ky detaj ka bërë kuriozë shumë nga ndjekësit e kryeministrit.