Nuk tërhiqet Ivanov: Nuk ia jap mandatin Zaevit!

Presidenti Gjorgje Ivanov nuk po e ndryshon vendimin në lidhje me mandatimin e shumicës parlamentare për formimin e qeverisë dhe kjo duket se po e zhyt vendin në një krizë edhe më të thellë.

Partitë pretendente, megjithatë kanë mundësi kushtetuese që ta thërrasin vetë seancën e parlamentit për të miratuar kabinetin qeveritar, por kjo, sipas vëzhguesve, mund nxisë trazira.

Nga kabineti i Ivanovit nuk ka ndonjë informacion të ri nëse ky i fundit planifikon që eventualisht të tërheqë vendimin për të mos ia dhënë mandatin Zaevit.

Ndërkohë, Kuvendi ende nuk është konstituuar, ndërsa çdo ditë para Kuvendit mbahen protesta të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu