Nuk tha se e zuri gjumi, mediumi kroat zbulon dëshminë e shoferit që dyshohet se e shkaktoi aksidentin tragjik

Mediumi kroat, Jutarnji list e ka siguruar jozyrtarisht deklaratën në Polici të shoferit nga Kosova i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin e tmerrshëm në Slavonski Brod të Kroacisë, nga i cili vdi qën dhjetë persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Ky medium raportoi se ka gjetur një deklaratë për Policinë, e cila nuk është dëshmi në procedurë, ku shoferi D. L. (52 vjeç) nuk kishte thënë asnjëherë se e kishte marrë gjumi, por kishte deklaruar se diçka e kishte shqetësuar gjatë vozitjes, pas së cilës autobusi doli fatalisht nga autostrata.

Vetëm pasi të jetë lexuar tahografi do të jetë e mundur të përcaktohet nëse shoferi i autobusit të tragjedisë ishte në përputhje me të gjitha rregullat e punës së tij.

Sidoqoftë, një dëshmitare, e cila u mor në pyetje në Slavonski Brod të martën gjatë hetimeve emergjente, tha në dëshminë e saj se dy shoferët kishin vozitur në linjën Frankfurt-Prishtinë për të paktën 15 vjet.

Gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod të martën në mëngjes urdhëroi një paraburgim njëmujor për shoferin e autobusit Deva Tours.

Rasti u mor nga Prokuroria e Shtetit të Qarkut Slavonski Brod, e cila propozoi që ndaj shoferit të caktohet masa e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes, me arysetimin se ai është shtetas i huaj, gjë që gjykatësi e pranoi. Mbrojtja e shoferit u caktua më pas me avokatët e Zagrebit Igor Cishper dhe Ljubo Pavasoviq Viskoviq , të cilët raportohet se ishin punësuar nga familja e shoferit.

Prokurorët kroatë deri më tani kanë arritur në konstatimet se ky ishte një formë e kualifikuar e aksidentit të rëndë të trafikut, për të cilin shoferi mund të përballet me dënim deri në 15 vjet bu rg.

Edhe pse doli informacioni se shoferi e kishte pranuar në një moment se e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes, avokati i tij, Cishper e mohoi të martën, duke thënë se klienti i tij nuk i kishte thënë kurrë askujt se kishte fjetur. Shoferi u mbrojt me heshtje kur u mor në pyetje për herë të parë nga Policia dhe më vonë para Prokurorisë së Shtetit, duke mos dashur të thotë asgjë.

Shoferit, siç ndodh gjithmonë në raste të tilla, i është marrë gjak dhe ekzaminimet paraprake nuk përcaktuan praninë e alkoolit ose drogës. Gjithashtu, deri më tani nuk ka indikacione se dikush tjetër përveç shoferit mund të dyshohet për ashkaktimin e njërit prej aksidenteve më të tmerrshme të trafikut që ka ndodhur në Kroaci.

Shumica e pasagjerëve, ndërkohë, ishin në gjumë në kohën e aksidentit, rreth orës 6:00, kështu që ata kryesisht mbajnë mend momentin e përplasjes dhe nuk dinë asgjë për rrethanat që i paraprinë tragjedisë. Disa prej tyre, që e kaluan këtë aksident pa pasoja të dukshme fizike, dhanë dëshmi në gjykatë.

Zëvendës Prokurori i Shtetit të Qarkut në Slavonski Brod, Franjo Kopunia, njoftoi në një deklaratë për media se si pjesë e hetimit të aksidentit, do të urdhërohet një ekspertizë e autobusit për të parë nëse ka pasur ndonjë prishje. Se si ka ndodhur saktësisht aksidenti nuk dihet për momentin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu