Numër i lartë i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë testuar 1077 persona ndërsa janë shënuar 152 raste të reja me Covid-19, 70 të shëruar ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë, shkruan InfoShqip.com

Të infektuar më së shumti kanë rezultuar nga Shkupi 39, Kumanovë 20, Dibër 8, Shtip 14, Prilep 1, Tetovë 9, Strugë 13, Manastir 5, Ohër 3, Kavadar 5, Gostivar 15, Gjevgjeli 3, Strumicë 4, Radovish 1, Kocan 1, Demir Hisar 2, Makedonski Brod 2, Dellcev 2, Kratovë 1, Sveti Nikollë 1, Kërcovë 1.

Të shëruar: Shkup 23, Kumanovë 8, Shtip 6, Tetovë 10, Gostivar 10, Sveti Nikollë 13.

Deri më tani në vend janë kryer 95169 teste për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga fillimi i pandemisë deri më tani ka arritur në 10086, i të shëruarve 5427, i atyre që kanë humbur jetën në 460 dhe rasteve aktive në 4199. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu