Numërohën ¾ e votave në Maqedoni, rivalitet i fortë VMRO-LSDM, BDI-ja kryeson tek shqiptarët

Deri më tani ka përfunduar numërimi i 67 për qind të votave në Maqedoni.

Referuar të dhënave zyrtare, VMRO ka arritur të marrë 40.64 për qind të votave duke siguruar momentalisht 45 deputetë, LSDM renditet e dyta me 37.32 për qind të votave duke siguruar 40 deputetë, e treta renditet BDI-ja me 7.19 për qind të votave me 7 deputetë, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, Levizja BESA ka marrë 4.54 për qind të votave e përkthyer më 4 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 3.35 për qind të votave ose 2 deputetë. Parti tjetër që ka siguruar një mandat deputeti është PDSH-ja duke marrë 2.74 për qind e përkthyer në një mandat deputeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu