Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 73.21% të votave, pra 1872 të kutive nga 2557 gjithsej.
Lëvizja Vetëvendosje radhitet e para me 50.21%, apo 313.767 vota, transmeton Klankosova.
Partia Demokratike e Kosovës ka rrëmbyer 20.36% ose 127.243 vota gjithsej.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 14.15% të votave apo 88.388 vota.
Dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka grumbulluar gjithsej 39.334 vota/ 6.29%.











