Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Malin e Zi tregojnë një rezultat të ngushtë mes partive. Lista DPS e Milo Gjukanoviç ka 29 mandate, dhe është kështu partia më e votuar por koalicioni i partive në qeveri ka vetëm 35 mandate.
Ndërkohë janë numëruar më shumë se 82% e votave, me partinë e Milo Gjukanoviç që udhëheq me 29 mandate, por fitorja nuk është e sigurtë, pasi partitë e opozitës së bashku me këtë ndarje mandatesh bëhen shumicë.
Edhe partitë shqiptare duket se po ia arrijnë qëllimit të fitojnë 2 deputetë, pasi me rezultatet e deritanishme shqiptarët e Malit të Zi do të kenë dy përfaqësues në parlament.
Pritet edhe numërimi i pjesës së mbetur të votave që Mali i Zi të shpallë zyrtarisht fituesin e këtyre zgjedhjeve të mbajtura në kohë pandemie.










