Nura: Vlera e dëmeve në Skenderaj nga vërshimet është 10 milionë euro

Një nga komunat e cila u prek më së shumti nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut, është ajo e Skenderajt. Lidhur me dëmet ka folur kryetari Fadil Nura. Nura në një prononcim për Euronews Albania tha se vlera e dëmeve ka arritur në 10 milionë eurove.

“Kryesisht, janë 10 fshatra që janë goditur, përfshirë qyteti i Skënderajt. Është dëmtuar jashtëzakonisht infrastruktura publike. Bëhet fjalë për 11 ura të shkatërruara totalisht, jashtë përdorimit. Rrugë, ekonomi familjare, biznese, ekonomi bujqësore, ku vlerësimi është 10 milionë euro dëme në total”, tha Nura.

Ai e falënderoi Shqipërinë për ndihmën e dhënë.

Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili më ka marrë në telefon dhe ka ofruar gatimshërinë. Njëkohësisht, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, i cili ka bërë hapa të caktuar në drejtim të ofrimit të ndihmës, përmes Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e cila ka ofruar gjendje gatishmërie afër kufirit me Kosovën”, theksoi Nura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu