Nusreti, “në hell” nga sjellja në postfinalen e Botërorit

I famshmi Nusret, fama e të cilit vjen nga kuzhina, si një kasap e servirës unik mishi, ka qenë në qendër të kritikave ditët e fundit si pasojë e sjelljes së tij pas finalen së Botërorit, ku u pa në fushë duke tentuar të bëjë një foto me Messin, e që gjithashtu pozoi me kupën e botës, në një mënyrë krejt të palejueshme, si dhe fshatareske gjithashu.

US Open Soccer Cup postoi një deklaratë duke thënë se do ta ndalonte atë nga finalet e vitit të ri pas veprimeve të tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Kupës së Botës të dielën e kaluar. Organizata e ka bërë të ditur vendimin e saj me një postim modest në Tëitter që ka ngarkuar në llogarinë zyrtare që mban në platformë, pak kohë më parë.

Mbi 135 mijë persona duartrokitën brenda një ore këtë vendim me disa skuadra nga liga MLS.

Në të njëjtën kohë, shefi i famshëm i kuzhinës vazhdon të fshikullihet pa mëshirë nga miliona përdorues në rrjetet sociale, ndërsa në shënjestër bashkë me të është dhe shefi i madh i FIFA-s, Gianni Infantino.

Sipas Daily Mail, ishte miqësia shumë e ngushtë e Nusretit me presidentin e FIFA-s që i siguroi atij një leje për të hyrë në fushë. Biznesmeni Simon Jordan, ish-pronari i Crystal Palace foli për favorizim absolut nga FIFA ndaj “Salt Bae”..

Pra, ishte Infantino që e lejoi të zbriste në fushë, të ndiqte Messin dhe cilindo tjetër që mund të gjente për gjysmë ore për një selfie dhe në fund të mbante trofeun në duar, i cili lejohet vetëm për një grup të vogël njerëzish. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu