Nxehen gjakrat, 5 shqiptarë bëjnë për spital një maqedonas në Shkup

Katër-pesë të rinj shqiptarë kanë rrahur rëndë një 16-vjeçar maqedonas paraditen e sotme.

Gazeta “Koha” raporton sulmi ka ndodhur pak orë më parë në stacionin kryesor të autobusëve urban në Shkup, ndërsa burime policore informojnë se akoma nuk ka të arrestuar, megjithëse dyshimet e para janë se pas sulmit qëndrojnë nxënës shqiptarë të shkollave të mesme.

Ndryshe, rrahjet etnike midis nxënësve janë rikthyer ditëve të fundit, derisa dy ditë më parë – dy grupe nxënësish u rrahën keq në stacionin e autobusëve para Bankës Popullore të Maqedonisë./Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu