Nxehet rivaliteti SHBA-BE pas “proçkës” së Grenellit, vjen paralajmërimi gjerman për Prishtinën dhe Beogradin

Është nxehur më keq një rivalitet SHBA-BE mbi Kosovën dhe rajonin, provokuar nga administrata Trump me uljen në tryezën e dialogut të Prishtinës e Beogradit më 27 qershor në Uashington, pa e përfillur fare Brukselin.

Për këtë “proçkë” diplomatike, e cila ka si autor ish-ambasadorin amerikan në Berlin Richard Grenell, pak të preferuar nga politika gjermane, ka reguar së fundi pikërisht kjo e fundit.

Vetëm me Bashkimin Evropian mund të zgjidhet çështja e Kosovës, tha ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili tha se kushdo që dëshiron të anëtarësohet në BE duhet të flasë me BE-në.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dëshirojnë një perspektivë evropiane,” tha Maas në një intervistë për Deutsche Welle, duke theksuar se nëse ata e dëshirojnë atë, atëherë zgjidhjet politike, veçanërisht tani në konfliktin Kosovë-Serbi, duhet të jenë me Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se ishte shumë i sigurt se BE do të luante një rol të rëndësishëm në vazhdimin e negociatave.

Maas tha se gjatë presidencës së BE në gjysmën e dytë të vitit, Gjermania do të merret edhe me Ballkanin Perëndimor.

“Nëse në një moment në Ballkanin Perëndimor ata duan të arrijnë në Evropë, atëherë ata duhet të kenë një dialog para së gjithash me BE-në,” shtoi ai.

“Unë besoj se ata e dinë që në Ballkanin Perëndimor, BE, veçanërisht tani, do ta forcojë angazhimin e saj,” theksoi Maas.

Përveç kësaj, Maas tha gjatë një vizite në Vjenë, se BE-ja duhet të përfshihet më fuqishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa rëndësinë e këtij rajoni e theksoi edhe homologu i tij austriak Alexander Schallenberg.

Në një konferencë të përbashkët shtypi, Schallenberg theksoi se Vjena ka pritshmëri të mëdha nga Gjermania gjatë presidencës së saj në BE, në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Maas, i cili arriti në Vjenë për të paraqitur prioritetet e Berlinit gjatë presidencës së BE më 1 korrik, tregoi se Gjermania synon konferencën e parë të pranimit deri në fund të vitit. /tesheshi.com/


1 Koment

  1. Popullit Shiptar ne Pergjithsi:Kemi disa kryesues shiptar kryekomunista,kryetrathtar,kryeshpiuna kryekoruptera qe ma se 15 vite qe e kan mare pushtetin me dhun dhe jan te padishem por qe na udheheqin sidomos teritoret shiptare sidomos ne shtetin e kosoves shtrohet pytja si e kan mare pushtetin me dhun keta faqezi sepse normal qe e kemi perkrahun ushtrin qlirimtare te kosoves dhe i kemi besuar ketyne personave por populli se kan dite qe keta persona paskan qen gjithnji dhe paska luftu per qellimet e perfitimet e veta personale dmth qeta qe jan ne pushtet.po tash mbasi populli e muren vesh trathtit e ketyre personave jan penduar per se tepermi por tash asht pak si me vones populli tash shpreson qe bashkimi europian por edhe SHBA qe do ti dalin ne ndihm.ndihma juaj asht qe te perkrahni popullin sepse populli asht i bindun qe partija vetvendosje do te jete e preferuara e perkrahura e popullit te cilen parti populli e kaperkrahun ne zgjedhjet e 06.tetorit.2019.dmth kerkojm zgjedhje te reja sa ma shpejt qe asht e mundur kosova kur ska qen nen serbi dhe kur zdo te jet kosova ka qen siq kan qen dhe federatat tjera te ish jugosllavis dmth federat e jugosllavis.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu