Nxënësit gjejnë mbetjet e kafshës së vjetër mbi 25 mijë vjet (Foto)

Në Yakutia të Siberisë, disa nxënës që ishin duke luajtur në një pjesë malore, kanë hasur në ato që mendonin të jenë eshtrat e drerit.

Mirëpo, mësimdhënësit besuan se bëhet fjalë për diçka tjetër dhe i dërguan për hulumtim te ekspertët, transmeton Telegrafi.

Pas studimit, është vërtetuar se ato janë të vjetra rreth 25 mijë vjet dhe i përkasin krijesës së njohur si rinoqeronti leshator.

Vendi ku janë gjetur mbetjet është rrethuar, për të bërë gërmime profesionale, në përpjekje që të gjenden edhe dëshmi tjera rreth kësaj krijese të lashtë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu