Nxirret në ankand kostumi i John Lennon, shikoni çmimin me të cilin shitet (FOTO)

Kostumi i vitit 1964 i legjendës së grupit The Beatles John Lennon do të nxirret në ankand.

Kostumi do të mund të blihet të enjten nga D. Sanders Auctions duke filluar nga 50000 dollarë.
Kostumi është realizuar nga rrobaqepësi i grupit Douglas Millings me copë prej stofi dhe xhaketa u realizua me katër kopsa.

Në brendësi të kostumit janë dy etiketa, në njërën prej të cilave është shkruar me dorë “John”.

Ankandi përfshin një foto me shkëlqim të Lennon veshur në kostum, së bashku me një letër të origjinalitetit nga Madame Tussauds./Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu