Obama, thirrje për unitet, pavarësisht rezultatit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u bëri thirrje amerikanëve që të mbeten të bashkuar, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Zgjedhjet kanë qenë rraskapitëse, të vështira dhe nganjëherë të çuditshme, tha Obama në një video që ueb-faqja amerikane Buzzfeed ka postuar në Twitter.

“Pa marrë parasysh se çfarë ndodh, dielli do të lindë në mëngjes dhe Amerika prapë do të jetë vendi më i madh në Tokë”, tha Obama.

Ai shtoi se qytetarët nuk duhet ta konsiderojnë veten demokratë ose republikanë, por amerikanë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu