KSHZ-ja refuzoi sot edhe ankesën e fundit të LSDM-së, ndërsa pas këtij vendimi, OBRM-PDUKM ka thënë se kjo e fundit duhet të përgatitet për një opozitë konstruktive.
“Shumica e qytetarëve, kriminelit Zoran Zaev dhe shoqërisë së tij i thanë se ka ardhur fundi i refolucioneve joligjore dhe të paguara.
Kriminelit Zoran Zaev, nuk i ndihmuan as votat e blera në Kumanovë, as votat e blera në Strumicë. Fitoi populli i Maqedonisë.
Shërbimet e kriminelit Zoran Zaev, të cilët kanë zbatuar urdhërat e tij, duhet dhe do të përgjigjen para ligjeve të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.
OBRM-PDUKM porosit LSDM-në që të përgatitet për një opozitë konstruktive, pasi sa më shpejt e bën këtë aq më mirë për qytetarët.