Oferta dhe propozimi i PDSH-së për gjuhën shqipe (FOTO)

Ata kanë publikuar dispozitat e propozim ligjit të PDSH-së për për realizimin e barazisë së gjuhëve dhe shkrimeve zyrtare në Republikën e Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Ky është zyrtarizim i gjuhës shqipe, gjithçka tjetër është mashtrim.

(Neni 1 dhe 2 ligjit për realizimin e barazisë së gjuhëve dhe shkrimeve zyrtare në Republikën e Maqedonisë, propozuar nga ana e PDSH-së)”, thuhet në reagim.

Neni1

Gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe dhe shkrimet (alfabetet) e tyre janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë dhe kanë status të barabartë gjatë aplikimit në të gjitha institucionet e RM-së.

Neni2

Në Republikën e Maqedonisë sigurohet barazia e gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe dhe shkrimeve (alfabeteve) të tyre. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë kanë të drejta të barabarta në lidhje me përdorimin e gjuhëve zyrtare në të gjitha institucionet shtetërore. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu