Oferta “e çmendur” nga Chelsea: 50 milionë euro, plus Morata për yllin e Inter

Alvaro Morata i pëlqen të gjithëve! Pas takimit në Milano me drejtuesit e Juventus, pas kërkesës së marrë nga Milan, tani deri në skenë edhe Inter, sigurisht duke përfituar nga fakti se sulmuesi spanjoll ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në Serie A.

Chelsea është gati ta përfshijë në bisedimet për të arritur te Mauro Icardi, objektivi i madh i bluve, i cili ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh për prishjen e kontratës, e cila vlen vetëm për jashtë Italisë, deri në dy javët e para të qershorit.

Bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e tij ka thënë se Icardi ka marrë tre oferta, ndërsa Spalletti gjatë konferencës për shtyp pohoi: “Të qëndrojë me vetëm nëse ka dëshirë.”

Kjo do të thotë se Inter po merr masa edhe për një largim të argjentinasit, kësisoj radio spanjolle “Cadena Ser”, ka thënë sot në mbrëmje se Chelsea ofron 50 milionë euro plus Morata për të marrë Icardi…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu