Olta dorëzohet nga loja e “BBVA”? Aktorja e vendosur: Që do të fitojë Luizi, ka marrë fund ajo punë

E ka thënë mjaft herë tashmë Olta Gixhari në bisedë me banorët e tjerë që kundërshtari i saj në lojë, Luiz Ejlli do të shpallet fitues i “Big Brother Vip”.

Së fundmi duke biseduar me Amosin, ajo është shprehur se është e sigurt që këngëtari do e fitojë.

“Tani unë rri. Si tha Luizi sot, unë e kam të fituar. Të drejtë ka ai. Atë i thashë edhe unë. Jam e sigurt që do e fitosh ti. Po i thashë hajde ta bëjmë lojën e lezetshme, ta bëjmë të bukur. Që do të fitojë Luizi, ka marrë fund ajo punë.”- tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu