Olta Gixhari nuk duron dot më: Unë vetëm do shaj, do ta zeroj çmimin e madh, nuk dua para po fitova

Olta është shprehur e revoltuar që banorët votuan ta nxirrnin Luizin dhe Efin nga dhoma ku qëndronin. Ajo u shpreh se Luizi është shkaktar që çmimi i madh është ulur, prandaj sot e tutje do veprojë njësoj.

Madje Olta bëri një deklaratë të fortë duke thënë se nëse e fiton Big Brother nuk do asnjë lekë.

“Vetëm do shaj që ta zeroj shifrën. Nëse e fitoj BB nuk dua asnjë lek. S’kam nevojë fare. Unë do harxhoj gjithë shifrën deri në fund”, tha Olta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu