Onkologjia/ Ekspertët konstatojnë: Njëzet e nëntë pacientë me kancer morën doza joadekuate të terapisë dhe u trajtuan në mënyrë joadekuate

Në rastin e “Onkologjisë” janë ngritur dy aktakuza – sipas njërës në lidhje me trajtimin e pacientëve, 29 persona kanë marrë terapi të papërshtatshme, ndërsa 16 pacientëve u është bërë terapi e panevojshme që ka përkeqësuar shëndetin e tyre, shkruan Alsat.

Për krime të rënda kundër shëndetit të njeriut dhe trajtim të pandërgjegjshëm të pacientëve, u ngrit aktakuzë kundër ish-drejtorit të klinikës dhe tre onkologëve të tjerë. Drejtori i klinikës Nino Vasev akuzohet se u ka dhënë terapi të papërshtatshme pacientëve me një mjeke tjetër, ndërsa dy onkologë kanë dhënë terapi të panevojshme.

“Dy mjekët e tjerë akuzohen për veprën penale trajtim të pandërgjegjshëm të pacientëve, sepse në bazë të historive mjekësore u përcaktua se ata përcaktuan terapinë me barna të gjeneratave të reja në fazën e trajtimit kur ishte shumë e qartë se pacienti nga ilaçi i tillë nuk do të përfitonte fare për shkak të gjendjes së dobët të performancës dhe nuk ka kohë për të zhvilluar mekanizmin e veprimit, pa specifikuar lartësinë dhe peshën e trupit të pacientëve, me një devijim në dozë, gjë që përkeqësonte më tej gjendjen e tyre”, tha Ana Gogovska Jakimovska, prokurore në rastin “Onkologjia”.

Akuza tjetër ka të bëjë me abuzimet financiare në klinikë nga ish-drejtori mjekësor dhe ai organizativ i Klinikës, dhe dëmi i shkaktuar vlerësohet në mbi 2.2 miliardë denarë. Përveç shpërdorimit të detyrës, drejtorët ndiqen penalisht edhe për disa vepra të tjera penale.

“Përveç veprës penale të abuzimit, e cila me ndryshimet në kodin penal tani mund të ndryshohet në lidhje me sanksionin, dhe ka një gamë të vogël dënimesh dhe korniza të ulëta penale, megjithatë, veprimet e tjera që vendosen në kurriz të të pandehurve janë në kuadër të veprave penale shumë më të rënda, bëhet fjalë për vepra penale të shpërdorimit në shërbim dhe vepër penale mashtrim në shërbim”, u shpreh Gavril Bubevski, shef i Prokurorisë Publike të Shkupit.

Prokuroria e hapi çështjen pas zërave në opinion publik, ku u njoftuan dyshimet për abuzim të rëndë të terapisë së shtrenjtë për pacientët me kancer në Klinikën e Onkologjisë. Për veprat e rënda kundër shëndetit të njeriut, kodi penal parashikon dënim me burg deri në 10 vjet, ndërsa për korrupsionin dhe abuzimin në shërbim parashikohen dënime me burg nga 6 muaj deri në maksimumi pesë vjet. / Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu