“Open Balkan”, Vuçiç: Bujqësia, një nga sferat më të rëndësishme, të bashkojmë të gjithë aktorët

Pasi kanë firmosur marrëveshjet në kuadër të “Open Balkan”, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë Forumit të Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal tha se bujqësia është një nga sferat më të rëndësishme të këtij bashkëpunimi. Vuçiç bëri thirrje që të ketë një bashkëpunim jo vetëm mes institucioneve shtetërore, por edhe të gjithë aktorëve, në mënyrë që të shkëmbehen praktikat më të mira.

“Faleminderit që jeni këtu, do përpiqem të mos e zgjas shumë fjalën time se do kemi edhe folës të tjerë. Ju e shihni që ne kemi shumë dëshirë të bashkëpunojmë në fusha të ndryshme, bujqësia është një nga sferat më të rëndësishme të këtij bashkëpunimi. Kjo s’ka të bëjë vetëm me qarkullimin e lirë të ushqimeve, apo me bashkëpunimin e materialeve të ndryshme, fruta perime, por ka të bëjnë me bashkëpunimin edhe në fushën e inteligjencës artificiale, të gjitha këto i që mund ta mbështesin në të ardhmen bujqësinë dhe zhvillimin e saj.

Së shpejti do arrijmë shifrën 1 miliardë nëse e bëjmë punën si duhet. Nënshkrimi i marrëveshjes do të thotë edhe më shumë siguri për produktet që konsumojmë, dhe për bujqësinë do të thotë përshpejtimi i proceseve edhe në uljen e kostove të larta, por edhe në radhët në pikat kufitare. Ne do të shkruajmë edhe marrëveshje shtesë, që kanë të bëjnë me harmonizimin e proceseve.

Do ketë përshpejtim të proceseve dhe në uljen e kostos dhe radhët në pika kufitare. Po punojmë për disa kritere për transportin e produkteve ushqimore që të mos ketë kritere për transportin me frigorifer. Ka mundësi më të madhe për rritjen e tregtimit kufitar. Ne duhet t’i bëjmë bashkë të gjithë aktorët që të kuptohet qartë ideja e shkëmbimit”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu