Opozita akuzon Pendarovskin: Presidenti në shërbim të Zaevit

Ndërsa Pendarovski i bën thirrje qeverisë dhe opozitës të arrijnë një marrëveshje për ditën e zgjedhjeve, nga VMRO-DPMNE erdhi lajmi se me mos marrjen e një vendimi për një gjendje të re të jashtëzakonshme, kreu i shtetit ka vendosur të jetë në anën e Zaevit. Ata i bënë thirrje për të shpallur një gjendje të re të jashtëzakonshme, sepse shëndeti i qytetarëve duhet të jetë parësor.

Mos- shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të thotë vendim politik i Pendarovskit, që është marrë nën presionin e Zaevit. Asgjë tjetër. Sjellja e këtillë do të thotë se Pendarovski në vend që t’i shërbej popullit, po i shërben Zaevit – deklaroi Igor Janushev- sekretar i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së.

Nga ana tjetër, Zaev edhe sot doli me qëndrim se po përgatiten për zgjedhje në korrik pasi nuk ka sinjale nga opozita për marrëveshje për datën e zgjedhjeve. La hapësirë për marrëveshje për zgjedhje më 8 korrik, të mërkurën”.

Unë do kërkoj nga Qeveria si një nga përfaqësuesit e pjesëmarrësve në zgjedhje, pra si kryetarë i LSDM-së edhe tre ditë, do e lus kryetarin e shtetit, vetëm kështu mund të vijmë deri te i 8. Çdo gjë tjetër është Kushtetutë dhe ligj dhe aty nuk mund të prekni – tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela për Alsat M tha se me vendimin e Pendarovskit edhe njëherë u tregua se si qytetarë edhe njëherë e paguajmë çmimin, pasi fokusohemi në lojëra politike të disa partive me çdo kusht të shkohet në zgjedhje.

Kur u shpall gjendja e parë e jashtëzakonshme për arsye shëndetësore, kishim mes 25 dhe 27 qytetarë të sëmurë. Tani ajo mesatare është mbi 100. Prandaj ua lë qytetarëve të gjykojnë vetë nëse duhet të ketë gjendje të jashtëzakonshme apo jo – tha Zijadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu