Opozita maqedonase dyshon se Zaevi ka bërë marrëveshje të fshehtë me Borisovin

Deklaratat e ministres së jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva opozita maqedonase i vlerëson si produkt i marrëveshjes së vitit 2017 e cila sipas tyre përkeqësoi edhe më tepër raportet Maqedoni e Veriut-Bullgari.

VMRO-DPMNE-ja dyshon se kryeministri Zoran Zaev po fsheh marrëveshjen e arritur me homologun e tij bullgar, Bojko Borisov dhe kjo po motivon edhe më tepër Bullgarinë për bllokada ndaj vendit tonë.

Pas marrëveshjes së nënshkruar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë marrëdhëniet tona janë më të komplikuara dhe mos besimi është më i madh. Çfarë ka prishur besimin mes Zaev dhe Borisov, mbetet dilemë sepse Qeveria nuk jep detaje”, deklaroi Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu