Opozita në Kosovë kërkon përfshirjen e SHBA-së në procesin e dialogut me Serbinë

Partitë opozitare kanë kërkuar nga Qeveria Kurti që të jetë e kujdesshme në dialogun me Serbinë dhe në këtë process t’i përfshijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka vlerësuar se dialogu duhet të jetë njëra prej pikat kyçe të Qeverisë, dhe se Qeveria Kurti duhet të tregohet e vëmendshme karshi kërkesave të qytetarëve, sepse dialogu është njëra prej temave më me peshë për Kosovën.

Edhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj gjatë intervisë ka thënë se Kosova nuk duhet ta nisdialogun pa një plan konkret, dhe ka theksuar se të gjitha marrëveshjet ku nuk ka qenë ndërmjetësuese Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk janë implementuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu