Opozita në Shqipëri në protestë, Rama bën poçe balte

Teksa po mbahet protestë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe protestuesit e thirrur nga Berisha mbledhur para kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama është shfaqur i qetë duke punuar poçe balte.

Kryeministri ka postuar një video teksa po ngjit një poçe të thyer dhe po bisedon me qeramistin.

“Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thotë jo, sapo u hap një rrugë e re!”-shkruan Rama mbi videon e postuar në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu